75 Mall Live Search
17:53 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj udhëzon FSK-në që t’i dalë në ndihmë Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë pas përmbyetjeve që kanë përfshirë Shqipërihnë.
 
Haradinaj përmes një postimi në facebook  ka thënë se ka udhëzuar FSK-në që t’i ndërmarr veprimet e nevojshme për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar dhe zonave të përmbytura, shkruan Indeksonline.

“I ofrova Republikës së Shqipërisë ndihmen e gjithanshme të institucioneve të Kosovës pas përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Shqipërinë.E udhëzova Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar dhe banorëve të zonave të përmbytura” ka shkruar Haradinaj.

Shqipëria ka disa ditë që është përfshirë nga përmbyetjet e shiut, ku është kërkuar edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të rrezikut të jetës së banorëve në zonat e prekura nga përmbyetjet/Indeksonline/