12:42 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Urime qytetarë të Kosovës, shpejtë do të lëvizni lirshëm në Europë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Kosovës pas votimit të deputetëve të Parlamenti Evropian pro rekomandimit për liberalizimin e vizave.

Haradinaj ka thënë se së shpejti kosovarët do të lëvizin pa viza lirshëm në Europë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Urime qytetarë të Kosovës! Së shpejti do të lëvizni lirshëm në Europë. Falënderues ndaj të gjithë deputetëve dhe grupeve parlamentare, të të gjitha partive e shteteve anëtare, që në Parlamentin Europian e mbështetën të drejtën tonë për lëvizje të lirë.

RH