75 Mall Live Search
10:32 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / AR

Haradinaj uron bashkëluftëtarët në Ditën e Veteranit

Në Ditën e Veteranit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar bashkëluftëtarët e tij.

Ai thotë se Dita e Veteranit është ditë krenarie dhe lavdie.

Të dashur bashkëluftëtarë, Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Zoti është me guximtarët!“, ka shkruar Haradinaj.

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës./Indeksonline/