10:02 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj uron Bernd Thran për detyrën e re në krye të EULEX-it

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ushtruesin e detyrës së Shefit të EULEX-it, Bernd Thran.

Haradinaj e ka uruar për detyrën e re në krye të misionit për sundimin e ligjit, derisa ka shprehur se Kosova se bashku me BE-në ka arritur progres në konsolidimin e sundimit të ligjit, transmeton Indeksonline.

“Prita në takim UD shefin e EULEX-it, Bernd Thran, të cilit i urova detyrën e re në krye të misionit të BE-së për sundim të ligjit. Me ushtruesin e detyrës së EULEX-it, si mision i tanishëm këshillëdhënës, shprehëm vullnetin e dyanshëm për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sistemit të drejtësisë. Kosova, së bashku me BE-në dhe shtetet aleate, ka arritur progres substancial në konsolidimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/