Haradinaj uron besimtarët ortodoks për Krishtlindje
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar gjithë besimtarët ortodoks për Krishtlindjet e tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo festë është nxitje për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores.
“Të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtarë, të cilët shërbejnë në misione të ndryshme në vend, që festojnë sipas kalendarit julian, urime për shumë mot Krishtlindja ortodokse!
Kjo festë është nxitje për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores. Realiteti shumëfetar i shoqërisë sonë duhet të na shërbejë si motiv shtesë që ta ndërtojmë një shtet, që garanton më shumë shpresë, mirëqenie ekonomike dhe siguri për qytetarët.
Kremtofshi në paqe, me familjet Tuaja, me mirësi e begati.
Sretan Božić!
RH”, ka thënë në urimin e tij Haradinaj./Indeksonline/