Haradinaj uron disa komuna për Ditën e Çlirimit: Përjetësisht të përkulur ndaj sakrificës së të rënëve!

Ramush Haradinaj u ka uruar Ditën e Çlirimit Komunës së Vitisë, Drenasit, Rahovecit, Obiliqit e Gjakovës.
Pëmes një postimi ai tha se është përjetësisht i përkulur ndaj sakrificës së të rënëve, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Kosova po çlirohej qytet pas qyteti. Me 14 qershor 1999, u
realizua ëndrra e luftëtarëve të brigadave 132 “Myrtë Zeneli”, 137
“Gjakova”, 134 “Bedri Shala”, 138 “Agim
Ramadani”, 124 “Gani Paçarizi”, 114 “Fehmi Lladrovci”
e 173 “Gursel e Bajram Sulejmani”.
Shumë nga ta, triumfues dhe krenarë, përjetuan ditën kur erdhi liria, e shumë
të tjerë, ishin përjetësuar në betejat që ndaluan gjenocidin dhe mposhtën
armikun.
Përjetësisht të përkulur ndaj sakrificës së të rënëve!
Përjetësisht falënderues për ndihmën e SHBA-ve dhe NATO-s në momentet më vendimtare për popullin tonë!
Viti, Drenas, Rahovec, Obiliq e Gjakovë. Urime Dita e Çlirimit!