75 Mall Live Search
19:50 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Haradinaj uron festën: Humanizmi vlerë e jona e patjetërsueshme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Ai tha se në këtë natë të madhe, ua përcjellë urimet më të përzemërta për këtë festë, shkruan Indeksonline.

Haradinaj tha se shpreson që ky mesazh të përcillet gjeneratë pas gjenerate.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Ramush Haradinajt:

Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë. Sot, në prag të Bajramit të Vogël, në këtë natë të madhe, gjithë besimtarëve të fesë Islame, u përcjellë urimet më të përzemërta për këtë festë, të gëzimit, respektit e solidaritetit. Uroj që ky mesazh të përcillet gjeneratë pas gjenerate, duke ndarë të mirën dhe duke dëshmuar humanizmin, si vlerë e jona e patjetërsueshme.