75 Mall Live Search
17:52 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj uron komunitetin goran për ditën e tyre

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ua ka uruar komunitetit goran 6 majin ditën që njihet si dita e tyre.

Sipas Haradinajt Kosova është shembull i bashkëjetesës, tolerancës dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta.

Postimi i Haradinajt:

Në gjithë rrugëtimin si shtet, Kosova ka qenë shembull i bashkëjetesës, tolerancës dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta. Komunitetit Goran në Kosovë, i urojmë ditën e tyre 6 majin, me besimin dhe zotimin se institucionet e vendit do të trajtojnë dhe respektojnë me kujdesin maksimal, të drejtat e këtij komuniteti dhe të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend. Sepse Kosova është shtëpia e të gjithëve!

RH