75 Mall Live Search
19:32 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

Haradinaj uron Maqedoninë e Veriut për bërjen e qeverisë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka uruar Maqedonin e Veriut për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se roli i shqipëtarëve atje po avancohet dhe po marrin përgjegjësitë që iu takojnë.

“Maqedonia e Veriut po bëhet me qeveri. Uroj liderët e koalicionit për marrëveshjen e arritur, duke shpresuar në suksesin e tyre drejt rrugës euroatlantike.

Shqiptarët po marrin përgjegjësitë që iu takojnë dhe roli u tyre po avancohet, fatkeqësisht jo në masën sa do të ishte, sikur të ishin të bashkuar në qeverisje.

Urime”, ka shkruar ai./IndeksOnline/