75 Mall Live Search
20:59 / E Enjte, 08 Maj 2025 / Z S

Haradinaj uron Papën e ri, shpreson që nën udhëheqjen e tij të ndodhë edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka uruar Papa Leon XIV, për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj uron që nën udhëheqjen e tij të ndodhë edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë.

“Urimet më të përzemërta Shenjtërisë së Tij, Papa Leo XIV, për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë. Lutemi që udhëheqja e tij të jetë e bekuar me paqe dhe drejtësi, për të mirën e mbarë njerëzimit dhe për një botë të bashkuar rreth vlerave të paqes. Urojmë që nën udhëheqjen tij të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar kreu i AAK-së

Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost është Papa i ri. Ai është papa i 267-të me radhë ndërsa e mori emrin Papa Leo XIV./Indeksonline/