75 Mall Live Search
22:18 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / H F

Haradinaj uron Vitin e Ri me një foto familjare: Gëzuar atyre që sonte punojnë në shërbim të atdheut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Vitin e Ri me një fotografi familjare.

Përmes një postimi në Facebook, ai ua ka uruar këtë festë të gjithë qytetarëve, e veçanërisht atyre që sonte punojnë në shërbim të atdheut.

“Faleminderit për urimet tuaja dhe gëzuar për të gjithë ju. Veçanërisht, gëzuar atyre që sonte punojnë në shërbim të Atdheut”, ka shkruar Haradinaj.