14:11 / E Diele, 11 Nëntor 2018

Haradinaj: Ushtria jonë do të jetë e organizuar si në jug, qender ashtu edhe veri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se FSK-së nuk po i shtohen kompetencat, por po i ipet mandat i plotë. Ai mandat, sipas tij, është për mbrojtur gjithë Kosovën dhe nëse dikush nga ta nuk e bënë këtë gjë, shkel ligjin dhe Kushtetutën.

Haradinaj thotë se kur projektligjet për FSK-në të sillen n ë Kuvend për lexim të dytë do kalojnë si i ka hije. Nuk flet se kur do të ndodh kjo.

Tregon se Ushtria do të jetë e organizuar në jug-qendër-veri. Këtë të fundit e shpjegon se si do të ndodh.

Pavarësisht nacionalitetit që kanë pjesëtarët e FSK-së, Haradinaj thotë se do të duhet të mbrojnë Kosovën, në të kundërtën shkojnë në burg.

Ai thotë se Ushtria e Kosovës do të jetë e organizuar me tri njëri.

Deklaron se nuk duhet diskutuar më nëse do kemi ushtrinë, siç e thotë ai, atë tashmë e kemi.

“FSK-ja ka edhe gardë ndërkombëtare, 20 për qind aktiv, tre për qind do të rrinë rezervë. E ka ushtrinë tokësore, tri njësi, pra tri forca, t’i quaj ashtu, e kam përmend edhe një në veriu edhe u mendua që po du me qu ushtrinë në veri, nuk është ashtu. Po qysh është KFOR-i i organizuar, jug-qendër-veri, edhe ushtria jonë është e organizuar  në tri rajone të përgjegjësisë, por jo që duhet ne me shku me sulmu veriun me ushtri, edhe po keqkuptohem në disa gjana. Por, si KFOR-i të njëjtën strukturë që ka sot, edhe e jona do të ketë, se ne kemi partneritet me KFOR-in edhe e përkrahim KFOR-in. Qysh e përkrahim në Pejë, në Gjakovë, qashtu do ta përkrahim në çdo pjesë të Kosovës. Edhe bazu në këtë pra ushtrinë e kemi, edhe nuk bëhet fjalë më a do ta kemi”, thotë Haradinaj.

Pavarësisht nacionalitetit që kanë pjesëtarët e FSK-së, Haradinaj thotë se do të duhet të mbrojnë Kosovën, në të kundërtën shkojnë në burg.

I pyetur nëse projektligjet do të kalojnë për lexim të dytë deri më 28 nëntor, thotë se nuk duhet lidhur me data.

Mos i humb