10:20 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj vazhdon me emërime, ky është këshilltari i tij i jashtëm politik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar edhe sot me emërime të reja. Ai sot ka emëruar në pozitën e këshillarit të jashtëm politik, Ibrahim Demë POzharin.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se mjeku me përvojë të gjatë, i ka dhënë emër ides së shqiptarizmit, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Biografia dhe rrugëtimi jetësor i disa njerëzve është emërkuptim i lirisë së shqiptarëve dhe respekti për ta është dëshmi e kujdesit tonë për vlerat kombëtare e njerëzore.

Mjeku me përvojë të gjatë, Ibrahim Demë Pozhari, i biri i patriotit të devotshëm Demë Ali Pozhari, që i ka dhënë emër idesë së shqiptarizmit, me vullnet i është vënë në shërbim Republikës së Kosovës.

Në shenjë mirënjohjeje për profesionalizmin e tij dhe për veprën e familjes së tij në shërbim të atdheut, e kam emëruar sot Ibrahim Demë Pozharin Këshilltar të Jashtëm Politik. /Indeksonline/