15:04 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Vendimi për masën 100% për produktet serbe hynë në fuqi menjëherë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se vendimi për vendosjen e masës 100% për produktet serbe hynë në fuqi në menjëherë.

Sipas tij, taksa do të vendoset për të gjitha produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare.

“Nga sot masë 100% ndaj Serbisë!

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks. Poashtu, Qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë – institucionet relevante obligohen ta zbatojnë poashtu menjëherë.” ka shkruar Haradinaj në postimin e tij./Indeksonline/