14:58 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / AR

Haradinaj: Vetëm të bashkuar mund ta tejkalojmë krizën e të vazhdojmë përpara

Kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Vushtrrinë.

Nga atje, Haradinaj tha se vetëm së bashku mundemi ta kalojmë këtë krizë dhe të vazhdojmë përpara.

“Me mbështetësit tanë të shumtë në Vushtrri u pajtuam se vetëm të bashkuar mund të tejkalojmë krizën e të vazhdojmë përpara”, ka thënë Haradinaj.

Më tej Haradinaj tha se Aleanca… është adresa e mbrojtjes së vlerave kombëtare.

“Me të drejtë e theksoj se Aleanca… është adresë e mbrojtjes së interesave kombëtare, balancimit të pushteteve, rrugëtimit drejt NATO-s, apo referendumit për bashkim me Shqipërinë”, u shpreh ai para të pranishmëve.