22:19 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Vetëm për këtë arsye do të jepja dorëheqje nga posti i kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqje nga posti i kryeministrit nëse Kosova dhe Shqipëria do të bashkoheshin.

I pyetur nga moderatori në një emision në Klan TV të Shqipërisë , se kush do të jepte dorëheqje nga posti i kryeministrit nëse Kosova dhe Shqipëria do të bashkoheshin, Haradinaj është lajmëruar vullnetarisht.

“Unë dorëhiqem”, ka deklaruar Haradinaj duke e ngritur dorën lartë.

Po ashtu më tej Haradinaj ka folur shkurt edhe për problemin mes tij dhe presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se nuk ka mospajtueshmëri me Thaçin vetëm në çështjen e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.