75 Mall Live Search
22:05 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Haradinaj: Viti 2025, koha reale për anëtarësim në NATO

“Sa i përket sigurisë̈ dhe anëtarësimit në NATO, janë etapat e parapara. Pra është partneriteti për paqe, dhe gjithsesi aplikimi për NATO”, kështu tha kreu i Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Siç u shpreh ai, janë të vetëdijshëm se ato kritere janë një listë e detyrave që duhet t’i kryejë Kosova por të gjitha këto burojnë nga një ushtri moderne që është në zhvillim, në standardet e NATO-s dhe e  cila e ka besimin e anëtarëve të NATO-s.

“Por edhe nga një angazhim i madh politik për t’i bindur edhe skeptikët që që edhe Kosova përpos që mund të kontribuojë në partneritet për paqe do të mund edhe të jetë anëtare e rregullt e NATO-s edhe pse si kohë reale mund të jetë viti 2025 e anëtarësimit në NATO”, tha ndër tjera Haradinaj.

Nëse kjo sipas kandidatit për president, Haradinaj nuk ndodh që Kosova të jetë afër dyerve të NATO-s, atëherë ai tha se duhet t’ia lejojmë qytetarëve të vendosin për bashkim me Shqipërinë për në union.