75 Mall Live Search
18:58 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj viziton familjen e dëshmorit Selman Lajçi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen e dëshmorit Selman Lajçi.

Haradinaj është shprehur se kur je me të dashurit e një bashkëluftëtari, gjithmonë mungojnë fjalët, sikur do me u dhënë një porosi që ua dërgon i biri, shkruan Indeksonline.

Emocues ka qenë takimi i tij me Selmanin e ri, djalin e dëshmorit.

“Kur je me ma të dashurit e një bashkëluftëtari, gjithnjë të mungojnë fjalët, sikur do me u dhënë një porosi qe ua dërgon i biri. Në familjen e dëshmorit Selman Lajçi, gjithmonë do të jehojë liria. Emocionues posaçërisht takimi me Selmanin e ri. Lavdi e përjetshme atyre që ranë për lirinë e atdheut!” ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/