75 Mall Live Search
12:37 / E Shtunë, 18 Dhjetor 2021 / MSH

Haradinaj viziton familjet e viktimave të sulmit në Gllogjan

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjet Mustafaj dhe Hamzaj, fëmijët e të cilëve u vranë në tragjedinë e Gllogjanit më 26 nëntor të këtij viti.

Përmes një shkrimii dhe disa fotografive të ndara në Facebook, Haradianj ka njoftuar se ka vizituar edhe familjen Turkaj, i biri i së cilës ishte plagosur në këtë sulm.

“Sot për vizitë te familjet e viktimave të tragjedisë që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë.Me familjet Mustafaj e Hamzaj, jemi rritur, kemi jetuar e kemi ndarë bashkë gëzimet e fatkeqësitë, e ishim bashkë edhe gjatë Luftës Çlirimtare.Gjithashtu kam vizituar edhe familjen Turkaj në Dubravë, i biri i të cilëve Flianti, që pësoi në këtë tragjedi, po shërohet e forcohet dita ditës.Gjithmonë bashkë!”, shkruajti Haradinaj në Facebook.

Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj ishin dy nga tre të vdekurit si pasojë e një sulmi me armë drejt autobusit, në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Shoku i tyre, Fliant Turkaj, ishte plagosur nga ky sulm.

Në anën tjetër, Prokuroria është duke u marrë me hetimet e rastit, teksa në pistën e saj janë tre të dyshuar, të cilët edhe janë arrestuar.