13:18 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj viziton ish-luftëtarin i cili po përballet me një sëmundje të rëndë në QKUK

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar sot ish-luftëtarin, Avni Hyseni i cili prej një kohe të gjatë gjendet i shtrirë në QKUK.

Haradinaj tha se duke shpresuar për shërimin e tij të shpejtë, ka falënderuar poashtu stafin e QKUK-së për kujdesin ndaj tij dhe gjithë pacientëve të tjerë, transmeton Indeksonline.

Ndryshe familjarët e Avni-s janë duke kërkuar ndihmë financiare për shërimin e tij jashtë vendit.

Postimi i Haradinajt:

Sot vizitova mikun tim dhe luftëtarin e lirisë, Avni Hysenin, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë. Duke shpresuar për shërimin e tij të shpejtë, falënderova stafin e QKUK-së për kujdesin ndaj tij dhe gjithë pacientëve tjerë.
RH