09:39 / E Diele, 16 Qershor 2024 / Gj. Sh

Haradinaj viziton myftiun Tërnava për Kurban Bajram: T’i gjendemi njëri-tjetrit, të jetojmë me porosinë e kësaj feste

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Bashkësinë Islame në Kosovë.

Ai u prit nga myftiu Tërnava.

Pas takimit, Haradinaj ka uruar festën e Kurban Bajramit.

“Ta gëzojmë bashkë, t’i gjendemi njëri-tjetrit, të jetojmë me porosinë e kësaj feste, që është sakrifica por edhe solidariteti i ndërsjellë”, ka thënë ai.