Haradinaj viziton në QKUK nipin e tij, Mustafë Ahmetxhekaj

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bëre të ditur se ka vizituar në QKUK Mustafë Ahmetxhekaj, nipin e tij, i cili po ballafaqohet tash e një kohë më një sëmundje të rendë.
Haradinaj shpreson që Ahmetxhekaj t’i rikthehet shëndetit të plotë, ndërsa falënderojë personelin e QKUK-së për kujdesin ndaj tij.
“Vizitova në QKUK nipin tim, Mustafë Ahmetxhekaj, i cili po ballafaqohet me një sëmundje por po vazhdon të qëndrojë i fortë e të mos dorëzohet.
Uroj që Mustafa t’i kthehet shëndetit të plotë dhe sa më shpejtë të bashkohet me familjen.
Falënderoj tërë personelin mjekësor për kujdesin maksimal!”, ka shkruar Haradinaj, përcjell IndeksOnline.