18:53 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Haradinaj viziton të aksidentuarit e Gjilanit në QKUK

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pak më parë ka zhvilluar një vizitë në QKUK.

Ai ka vizituar pacientët e shtrirë në emergjencë, të cilët po trajtohen aty pas aksidentit të rëndë që pësuan sot në Gjilan.

Haradinaj nga mjeku kujdestuar është njoftuar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Vlen të kujtojmë se aktualisht në mjekim intensiv në këtë klinikë janë tre pacient, e që gjendja e tyre po vlerësohet të jetë stabile./Indeksonline/