Haradinaj: VV shumë e mirë në opozitë por në qeverisje nuk e jep provimin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje është e mirë në opozitë.
Sipas Haradinajt, VV ka vërtetuar që nuk është e mirë në qeverisje, raporton Indeksonline.
“Ka shumë mënyra si me thanë, po vërtetohet se VV është shumë e mirë ne opozitë por jo e mirë në qeverisje.
Ja edhe shembulli që e humbi Prishtinën, Prizrenin, Mitrovicën, tregon që në qeverisje nuk e jep provimin. Ndërsa kur është në opozitë din me ba punën opozitare.
Qeverisja Kurti i ka bë disa devijime nga premtimet që i kanë dhënë qytetarëve që janë të shumta”, tha ai në Kanal 10./Indeksonline/