75 Mall Live Search
16:39 / E Hënë, 21 Prill 2025 / S Z

Haradinaj: VV ta gjej një kandidat më unifikues, po të ishte ndonjë kandidat tjetër do ta kishim më lehtë me votu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj pas dështimit të seancës konstituive, ka deklaruar se duhet të diskutohet dhe me opoziten për kandidatin për kryeparlamentar. Ndërsa tha se AAK do ta kishte me të lehtë për të votuar ndonjë kandidat tjetër, me qëllim që procesi të ec përpara.

Haradinaj tha se VV duhet ta gjejë një kandidat më unifikues.

“Keq që s’po fillon dhe në kohë seanca. Sot filloi me 40 minuta vonesë. Kjo është joserioze. Dhe në të kaluaren ka pasur negociim për kryeparlamentarin. Nëse duhet vota e opozitës, që ka ndodh me bashkëvotu gjithë parlamenti, ka logjikë që të diskutohet dhe me opoziten dhe kandidati. Në këtë rast një kandidat më konsensual se Albulena Haxhiu. Ne kemi dhënë disa mendime si AAK, se po të ishte ndonjë kandidat tjetër do ta kishim me lehtë me votu. Jemi të hapur nëse opozita dhe partitë tjera dëshirojnë ta gjejnë një rrugë, me u konstituu kuvendi dhe me fillu koha për qeverinë. Ne si AAK jemi të hapur.  Nëse të duhet vota e partive tjera, s’mund të jesh fare i hapur, duhet të diskutohet për kandidatin. Le ta gjejnë një kandidat më unifkues”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/