Haradinaj: “Zëri i Amerikës”, zë shprese për Kosovën
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, është takuar me ekipin e “VoA”, Arbën Xhixho dhe kolegët nga Prishtina.
Ata disktuan për aktualitetin politik në hapësirat shqiptare, proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe veçanërisht për mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës.
Haradinaj tha se “Zëri i Amerikës”, mediumi i i fuqishëm ndërkombëtar, ishte zë shprese për Kosovën në rrugën e saj të shtetformimit dhe dritare e të vërtetës që pasqyroi në çdo kohe të drejtën shqiptare dhe ndihmoi thellimin e lidhjes sonë speciale me ShBA-në./Indeksonline/