75 Mall Live Search
12:29 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Haradinaj zyrtarizon kandidaturën e një biznesmeni për deputet

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar kandidaturën per deputet Kuvendin e Kosovës e biznesmenit Granit Shala.

Haradinaj ka thënë se mirëpret kandidaturën e sipërmarrësit të suksesshëm nga Mönchengladbach, kompania e të cilit operon në tërë Gjermaninë.

Ja postimi i tij në Facebook:

Mirëpres kandidaturen me Aleancën për deputet në Kuvendin e Kosovës të Granit Shalës, sipërmarrësit të suksesshëm nga Mönchengladbach, kompania e të cilit operon në tërë Gjermaninë. Një shembull i mirë i një shqiptari në diasporë, i cili kam besim të plotë se do t’i japë krah të fortë konceptit 100% shtet