17:19 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Festa e 4 Korrikut me ushtarët amerikanë – ata që i japin kuptim paqes e lirisë!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Kampin Bondsteel për te festuar Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai përmes një postimi në facebook ka thënë se nuk ka mënyrë më madhështore se të bashkohesh për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kampin Bondsteel, për të festuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë se ShBA-ve.

Ja postimi i tij në Facebook:

Festa e 4 Korrikut me ushtarët amerikanë – ata qe i japin kuptim paqes e lirisë!

Nuk ka mënyrë më madhështore se të bashkohesh për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kampin Bondsteel, për të festuar mes marinësave, grave dhe burrave amerikanë, që kujdesen për lirinë tonë në partneritet me strukturën tonë të sigurisë, dhe që janë në shërbim të mbrojtjes së paqes anë e mbanë botës. Kosova dhe Amerika ndajnë vlerat e përbashkëta, duke nderuar të gjithë ata që janë flijuar për ta ngritur ShBA-në, si vendi i idealeve të lirisë dhe demokracisë, për të gjithë. Besnikë të këtyre idealeve, të cilave iu prinë Amerika në botë, sot festojmë edhe ne, krah për krah me miqtë tanë.

RH