Haradinajt te varri i Bacës Hilmi në 2 vjetorin e vdekjes, në homazhe ishte edhe Monika Kryemadhi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bashkë me familjarë kanë bërë homazhe tek varri i babait, Hilmit Haradinajt në 2 vjetorin e vdekjes.
Bashkë me familjen Haradinaj për homazhe ishte edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të babës sonë, Hilmi Haradinajt, me nderim kujtuam rrugëtimin e tij jetësor dhe vlerat, në të cilat ai besoi dhe i mbrojti çdoherë me nder. Baba na mësoi, se vdekja për t’i dhënë jetë lirisë është vlera më sublime njerëzore.

Ashtu siç qëndroi i papërkulur për të drejtën e shqiptarëve, na la porosinë t’i mbetemi përjetë besnik lirisë. Mirënjohës Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi që na u bashkua sot në Gllogjan, si dhe të gjithë atyre që përgjatë gjithë jetës së tij e nderuan nga të gjitha trojet e atdheut. I përjetshëm kujtimi për ty, plak” shkruan Haradinaj në përkujtim./Indeksonline/
