75 Mall Live Search
09:32 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Harden mposht i vetëm Boston, Toronto dorëzohet në shtesë

Houston ka triumfuar 115-104 ndaj Boston në fushën e këtij të fundit, ndeshje e dominuar nga ekipi teksan. Një tjetër ndeshje e jashtëzakonshme e James Harden, që realizoi 42 pikë, mbështetur edhe nga Gordon me 32 pikë.

Për Celtics u dallua Irving me 24 pikë, i pambështetur sa duhet nga skuadra.

Koha shtesë është fatale për Toronto, që u mund 112-107 nga Detroit, takim me shumë emocione në fundin e tij. Griffin me 27 pikë ishte lider për Detroit, ndërsa 35 pikët e Lowry për kanadezët mbetën për statistikë.

Oklahoma fiton në fund 99-95 ndaj Memphis, ndeshje që dhuroi mjaft emocione, pasi të dyja ekipet dueluan për fitoren. Westbrook me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për Thunder, ndërsa 27 pikët e Bradley për miqtë mbetën për statistikë.

Fiton edhe ekipi i Clippers, që mundi 128-107 New York, takim i dominuar nga kalifornianët, ku u dalluan Shamet me 21 pikë e Gallinari me 20.

Atlanta, falë 28 pikëve të Alex Len mundi 123-118 Chicago, ndërsa Portland mposhti 118-108 Charlotte, ndeshje ku u dalluan Nukric me 26 pikë e Lillard me 23.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Portland, 108-118

Boston – Houston, 104-115

Chicago – Atlanta, 118-123

Clippers – New York, 128-107

Cleveland – Orlando, 107-93

Detroit – Toronto, 112-107

Washington – Minnesota, 135-121

Oklahoma – Memphis, 99-95