09:23 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Hardinaj flet për ekonominë, përmend ngrohjen në Prishtinë, ujin në Ferizaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se nuk do të ndalet asnjë çast së punuari për zhvillimin ekonomik të vendit.

Hardinaj gjithashtu ka theksuar sot se do të merren vendime për programin e  reformave në ekonomi si dhe do të vendoset për financimin e rritjes së kapaciteteve të Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës me vlerë deri në 10 milionë euro, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Kosova me ekonomi të qëndrueshme: Ngrohje për Prishtinën, ujë për Ferizajn

Nuk do të ndalem asnjë çast së punuari për zhvillimin ekonomik të vendit tonë!

– Sot, marrim vendime për programin e reformave në ekonomi.

– Do të vendosim për financimin e rritjes së kapaciteteve të Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës me vlerë deri në 10 milionë euro. Kjo ndikon direkt në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

– Financimi i projektit për furnizimin me ujë në Ferizaj!

– Do t’i takoj sot përfaqësuesit e bizneseve dhe Odën Ekonomike. Po bëhemi gati për Konferencën e BERZH-it në Londër, ku bizneset nga Kosova do të aplikojnë për projektet e mëdha.

RH