75 Mall Live Search
23:39 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Haradinaj zgjedh shkollën që do të vizitojë për nder të 7 marsit, ‘Ditës së Mësuesit’

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zgjedhur shkollën të cilën do ta vizitojë nesër.

Haradinaj do të vizitojë shkollën fillore ‘Hasan Prishtina’ për nder të 7 marsit, apo njohur ndryshe si ‘Dita e Mësuesit’, transmeton Indeksonline.

Vizita e Haradinajt në shkollën fillore ‘Hasan Prishtina’ në Ulpianë do të bëhet në ora 08:00.

Kurse në ora 17:45, Haradinaj do të jetë i pranishëm në shënimin e ‘Natës së Zjarreve’ në Prekaz për nder të Epopesë së UÇK-së, duke vazhduar më pas në koncertin i cili mbahet në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj në ora 18:00./Indeksonline/