75 Mall Live Search
22:09 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / Z S

Hargreaves: Britania e Madhe kërkon llogaridhënie të autorëve për sulmin në Banjskë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka theksuar se vendi i tij ndjek me vëmendje procesin për zbardhjen e sulmit në Banjska dhe sjelljen para drejtësisë të autorëve të përfshirë, përfshirë këtu edhe Radojçiqin, i cili ka deklaruar publikisht pjesëmarrjen e tij në ngjarje, shkruan Gazeta 10.

Hargreaves theksoi se Mbretëria e Bashkuar diskuton rregullisht me qeverinë e Serbisë nevojën për të marrë masa konkrete ndaj përgjegjësve, ndërsa presin që premtimet e dhëna nga autoritetet serbe të realizohen.

Ai shtoi se, si ish-anëtar i BE-së, nuk flet në emër të Bashkimit Evropian dhe se kjo çështje i takon shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së, ndërkohë që Britania e Madhe vazhdon të angazhohet për llogaridhënie dhe drejtësi në këtë rast./Indeksonline/