Hargreaves falenderon ish- Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Ahmetxhekaj për punën e tij

Ambasadori, Jonathan Hargreaves ka falënderuar ish- Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj për punën dhe përpjekjet e tij në reformat e televizionit publik.
Ai ka thënë se: Transmetimi i mirë i shërbimit publik varet nga tre parime thelbësore: universaliteti i qasjes; saktësia dhe paanshmëria; dhe liria nga ndërhyrja e qeverisë ose presioni politik.
Ambasadori gjithashtu ka njoftuar se do ta ndjekin nga afër se kush do ta zë vendin e Ahmetxhekaj.