75 Mall Live Search
14:34 / E Diele, 12 Tetor 2025 / S Z

Hargreaves i vëzhgon zgjedhjet në Zveçan: E mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka postuar një video nga Zveçani. Ai tha se ka vizituar disa qendra të votimit në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.

“Është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për Kosovën, njerëz që e shprehin vullnetin se kush do t’i përfaqësojë ata për çështjet që i shqetësojnë më së shumti në jetën e përditshme”

Hargreaves shtoi se do të shkojë edhe nëpër komuna tjerë, derisa shtoi se shpreson që të shohë shumë njerëz që votojnë.