75 Mall Live Search
11:42 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / MSH

Hargreaves: Pastrimi i parave është kërcënim serioz për Kosovën

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, është deklaruar lidhur me lansimin e Rrjetit të Përbashkët të Inteligjencës për Pastrimin e Parave, që u bë sot në Kosovë.

Në ceremoninë lansuese mori pjesë vetë ambasadori, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, si edhe atë të Brendshëm, Xhelal Sveçla, shkruan IndeksOnline.

Gjatë fjalës së tij, Hargreaves u shpreh se është i lumtur që ky rrjet është modeluar sipas grupit të punë së Britanisë së Madhe.

Ai u shpreh se pastrimi i parave është kërcënim serioz për ekonominë e Kosovës.

Mbështetur nga projekti kundër pastrimit të parave të Ambasadës britanike, JMLINK do të bashkojë forcat e rendit, rregullatorët dhe sektorin financiar për të shkëmbyer inteligjencën, për të prishur rrjetet kriminale dhe për të mbrojtur ekonominë e Kosovës nga ata që synojnë ta minojnë atë” tha mes të tjerash Hargreaves.

Ky është postimi i plotë i ambasadorit:

Pastrimi i parave është një kërcënim serioz për ekonominë e Kosovës, duke mundësuar korrupsionin dhe minuar rritjen. Sot Kosova ndërmori një hap të rëndësishëm për të adresuar këtë kërcënim, duke lansuar Rrjetin e Përbashkët të Inteligjencës për Pastrimin e Parave (JMLINK), i modeluar sipas grupit të punës së Britanisë së Madhe.

Mbështetur nga projekti kundër pastrimit të parave të Ambasadës britanike, JMLINK-ja do të bashkojë forcat e rendit, rregullatorët dhe sektorin financiar për të shkëmbyer inteligjencën, për të prishur rrjetet kriminale dhe për të mbrojtur ekonominë e Kosovës nga ata që synojnë ta minojnë atë.