Hargreaves përshëndet njohjen nga Bahamas: Zhvillim pozitiv që përforcon rolin e Kosovës
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga Bahamas.
Përmes një postimi në “X”, Hargreaves u shpreh se ky zhvillim përforcon rolin në rritje të Kosovës, si një partner i besueshëm, shkruan IndeksOnline.
“E mirëpres vendimin e Bahamas për të njohur Kosovën. Ky është një zhvillim pozitiv, që përforcon rolin në rritje të Kosovës si një partner i besueshëm në bashkësinë ndërkombëtare dhe kontribuon në stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon” u shpreh ambasadori britanik.
Bahamas u bë shteti i 121-të që njeh shtetësinë e Republikës së Kosovës, teksa njoftimin e madh e bëri sot presidentja Vjosa Osmani.

