75 Mall Live Search
20:23 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / Z S

Hargreaves: PZAP nuk duhet t’i nënshtrohet presionit e sulmeve politike

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves është takuar me Zenel Leku, ushtruesin e detyrës së Sekretariatit Tefik Mahmuti nga ECAP.

Ambasadori britanik ka thënë se Puna e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore është jetike për të ruajtur integritetin e proceseve zgjedhore të Kosovës.

Ai ka thënë së PZAP nuk duhet t’i nënshtrohet presionit apo sulmeve politike.

“Puna e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore është jetike për të ruajtur integritetin e proceseve zgjedhore të Kosovës sipas ligjit. Anëtarët e Panelit nuk duhet t’i nënshtrohen presionit apo sulmeve politike. Këtë pasdite takova Kryetarin Zenel Leku dhe Ushtruesin e Detyrës së Sekretariatit Tefik Mahmuti nga ECAP për t’i falënderuar për përpjekjet e tyre”, ka thënë ai./Indeksonline/