Hargreaves takohet me përfaqësues të OJQ-ve, flasin për zhbllokimin e institucioneve

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u takua me përfaqësues të disa OJQ-ve në vend, për të biseduar mbi demokracinë në Kosovë.
Takimi u mbajt në rezidencën e Britanisë së Madhe dhe Hargreaves thotë se është mirënjohës që mësoi nga përvoja dhe ekspertiza e tyre, shkruan IndeksOnline.
“E admiroj angazhimin e shoqërisë civile me politikanët e Kosovës për t’i inkurajuar ata të marrin përgjegjësi për të zgjidhur këtë bllokim në mënyrë që të formohet një Kuvend dhe një qeveri e re dhe të vazhdojnë me punët jetësore në interes të popullit të Kosovës” u shpreh ambasadori britanik./IndeksOnline/
It was a pleasure to host a group of NGOs at the 🇬🇧 Residence to discuss 🇽🇰 democracy. I was grateful to learn from their experience and expertise.
— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) June 18, 2025
1/2 pic.twitter.com/zjyCatyD7C