75 Mall Live Search
17:53 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / MSH1

Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar!

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë detaje mbi vëzhgimin e zgjedhjeve.

Në një postim në Facebook, Hargreaves bëri me dije se ka vëzhguar procesin zgjedhor në Mitrovicë të Jugut, të Veriut, Zveçan e Banjskë, shkruan IndeksOnline.

“Si gjithmonë, sot kam shijuar vëzhgimin e zgjedhjeve. Nga Mitrovica Jugore dhe Millosheva në Mitrovica Veriore, Grabovci në Zveçan dhe Banjska, ishte mirë të dëshmonim këtë ditë të demokracisë. Ende ka kohë për të votuar!” u shpreh ambasadori britanik.

Teksa ka mbetur edhe një orë deri në mbyllje të qendrave të votimit, deri më tani afro 39% të qytetarëve e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës./IndeksOnline/