21:03 / E Martë, 31 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Haris Seferovic transferohet në La Liga

Celta Vigo, e cila drejtohet nga Carlos Carvalhal, ka bërë të ditur se ka siguruar huazimin e Haris Seferovic deri në fund të sezonit.

Sulmuesi zviceran ka përfunduar kontratën me Galatasaray, ku ishte huazuar nga Benfica, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2024.

Forcimi i sulmit ishte një nga kërkesat e trajnerit Carlos Carvalhal.