13:08 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Harmony OS” vjen në pajisje të reja vitin e ardhshëm

Gjigandi i teknologjisë kineze “Huawei Technologies”, planifikon të zgjerojë linjën e produkteve të mundësuar nga “Harmony OS”.

Këto produkte do të jenë në dispozicion në Kinë dhe në mbarë botën vitin e ardhshëm. Konsumatorët pritet që ta shohin “Harmony OS”-in në telefon, tablet dhe kompjuter, por kjo nuk do të ndodhë akoma, tha kompania.

TV dhe pajisjet e lidhura me TV janë produktet e para që vijnë nga “Harmony OS”-i (i quajtur Hogmeng në Kinë).

Wang Chenglu, kryetari i Divizionit të softuerëve të “Huawei”-it, nuk dha detaje se cilat mund të jenë pajisjet e reja, por ai përmendi që “Harmony OS”-i mund të gjendet në telefonat e zgjuar të ardhshëm, mikrofonat dhe pajisjet e realitetit virtual.

Kur bëhet fjalë për telefonat, “Huawei”, do të përpiqet të mbajë “Google Android OS” mbi ta, transmeton KosovaPressi.

“Harmony OS”-i u prezantua në gusht të këtij viti pasi SHBA-ja vendosi sanksione ndaj kompanisë.

Këto janë aplikuar në disa modele të telefonave premium “Huawei” deri tani, por modele të caktuara që atëherë janë shfaqur me versionin e plotë të “Android”-it.

Meqenëse ekziston një shans që një version i plotë i “Android”-it të gjendet në të paktën disa telefona të ardhshëm “Huawei”, ata nuk planifikojnë të kalojnë në “Harmony OS”, pa pasur nevojë.