75 Mall Live Search
22:27 / E Diele, 21 Korrik 2024 / MSH

Harris: Do të bëj gjithçka në fuqinë time për të mposhtur Trumpin

Kamala Harris do të jetë kandidatja e re e Demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, pasi presidenti aktual, Joe Biden, njoftoi se u tërhoq nga gara.

Me të marrë bekimin e Bidenit për të prirë Demokratët në këtë garë, Harris tha se do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të mposshtur kundërkandidatin Donald Trump, shkruan Indeksonline.

“Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të bashkuar Partinë Demokratike – dhe për të bashkuar kombin tonë – për të mposhtur Donald Trump dhe axhendën e tij ekstreme “Project 2025”.

“Kemi 107 ditë deri në ditën e zgjedhjeve. Së bashku, do të luftojmë, dhe së bashku do të fitojmë.”

Ajo falënderoi Bidenin për “udhëheqjen e tij të jashtëzakonshme” dhe “dekadat e shërbimit ndaj vendit”.

Duke treguar se si u takua me presidentin, Harris foli për “ndershmërinë dhe integritetin e tij… dashurinë e tij për vendin dhe popullin amerikan”.

Ajo e përshkruan vendimin e tij për t’i dhënë fund mundësisë për rizgjedhje si një “akt vetëmohues dhe patriotik” duke shtuar se ndjehet e nderuar që ka marrë miratimin e Bidenit për këtë garë.