Harris jep intervistën e parë televizive pas shpalljes së kandidaturës/Çfarë tha ajo për Trumpin, emigracionin dhe politikën ndaj Izraelit?

Zëvendëspresidentja demokrate, Kamala Harris, tha të enjten se qytetarët amerikanë janë të gatshëm të “kthejnë faqen” ndaj republikanit Donald Trump, pasi ajo mbrojti politikat e partisë së saj për energjinë dhe imigracionin, si dhe Izraelin.
Ajo akuzoi ish-presidentin Trump për “përçarjen e kombit” në intervistën e saj të parë të shumëpritur televizive pas marrjes së nominimit nga demokratët.
Wow!! Kamala Harris is absolutely KILLING IT in this interview!! She’s going to totally DESTROY Trump in the upcoming presidential debate!! pic.twitter.com/sgvulsc8Th
— Jon Cooper 🇺🇸 (@joncoopertweets) August 30, 2024
Kandidatja demokrate vlerësoi se do të ishte “mirë për popullin amerikan të kishte një ministër republikan në qeverinë e saj nëse ajo fiton zgjedhjet e 5 nëntorit. E pyetur për çështjet që e kanë shqetësuar gjatë periudhës parazgjedhore, Harris foli edhe për ekonominë e vendit.
“Ne mund të besojmë dhe të zhvillojmë një ekonomi të lulëzuar të bazuar në energjinë e pastër,” vuri në dukje nënpresidentja.
Në lidhje me emigracionin, një çështje e preferuar e Trumpit, kandidatja tha se do të kishte “pasoja” për njerëzit që hyjnë ilegalisht në SHBA nëse ajo zgjidhet presidente.
“Mendoj se duhet të ketë pasoja. Ne kemi ligje që duhen respektuar dhe zbatuar”, tha ajo.
Harris, e cila në të kaluarën ka shprehur qëndrime më progresive për këto dy çështje, siguroi se “vlerat e saj nuk kanë ndryshuar”.
“Unë kam besuar gjithmonë, se ndryshimi i klimës është i vërtetë”, se “kjo është një çështje urgjente” dhe SHBA-ja duhet të përmbushë “qëllimet” që ka vendosur për emetimet e gazeve serrë, tha ajo.
CNN’s Dana Bash: “You have been vice president for three and a half years. The steps that you’re talking about now, why haven’t you done them already?”
— The Recount (@therecount) August 30, 2024
Kamala Harris: “First of all, we had to recover as an economy, and we have done that.” pic.twitter.com/4AJpDKTuq9