Harroi që ka VAR, dhëndëri i Kosovës simulon në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Skuadra e Marseille mbrëmë u mposht 2:1 ndaj Sportingut të Lisbonës, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.
Gjatë ndeshjes ndodhi një incident që po diskutohet shumë në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
Protagonisti kryesor ishte futbollisti francez, Benjamin Pavard.
Pavard simuloi dhe bëri që lojtari i Sportingut, Araujo të ndëshkohet me karton të kuq.
Megjithatë, VAR-i e anuloi kartonin e kuq dhe i dha vetëm të verdhin futbollistit të klubit portugez.
Gjithashtu me karton të verdhë u ndëshkua edhe dhëndërri i Kosovës, Benjamin Pavard../Indeksonline/
Pavard : ce genre de comportement heureusement qu’il y a la VAR pic.twitter.com/k8fQyFTuyS
— ~ (@Memphiste__) October 22, 2025