75 Mall Live Search
17:20 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / G T

Harroi se janë gjashtë zëvendësime, i bëri shtatë… edhe kjo ndodhi në futbollin e Kosovës

Skuadra e Trepçës ’89 siguroi kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Kosovës, pasi eliminoi Llapin duke mposhtur me rezutlatin 4-3.

Një ndodhi interesante u pa edhe në këtë ndeshje, pasi skuadra mysafire bëri shtatë zëvendësime, e që me rregull lejohen vetëm pesë, plus një në rast se takimi shkon në vazhdime me dy pjesë nga 15 minuta, shkruan Indeksonline

“Në minutën e 106, Llapi i kryen dy zëvendësime, ku lojtari me numër 10-të del nga loja dhe hyn lojtari me numër 77, i cili ishte zëvendësim i rregullt.

“Mirëpo, në të njëjtën kohë inkuadrohet edhe lojtari me numër 18-të në vend të lojtarit me numër 19-të, i cili ishte zëvendësimi i shtatë, por që ky futbollist largohet menjëherë nga ndeshja pas 5 sekondave me reagimin e delegatit të ndeshjes”, shkruhet në raportin final./Indeksonline/

May be an image of blueprint, ticket stub and text