Harroi ta ftojë Ed Sheeran në dasmë, Taylor Swift tregon arsyen e çuditshme

Taylor Swift është kurorëzuar dhe ka bërë dasmë madhështore me tashmë bashkëshortin e saj, Travis Kelce.
Ylli i muzikës dhe futbollisti i njohur ftuan shumë miq dhe familjarë në dasmën e tyre, e që shumica e të pranishmëve ishin figura publike, shkruan IndeksOnline.
Por, në mesin e dasmorëve mungoi një këngëtar që njihet për raportet e mira me Taylor.
Bëhet fjalë për artistin Ed Sheeran. Ed nuk ishte në dasmën e Taylor-it, por jo me zgjedhjen e tij.
Duket se këngëtarja ka bërë një gabim të vogël duke harruar ta ftojë në dasmë, por arsyetimi i saj është tejet i çuditshëm.
“Ai nuk ka telefon! Duhet t’i dërgosh e-mail ose ta telefonosh në FaceTime, ai duhet të gjejë një iPad dhe duhet t’ia japin sikur të ishte fëmijë. Ky është një nga njerëzit e mi absolutisht të preferuar në planet. Kur doli lajmi, thashë me vete: ‘Harruam ta telefononim Edin!’” deklaroi Taylor në një emision televiziv.