75 Mall Live Search
22:19 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / OSH

Harrojeni Albin Kurtin, Juan Laporta po bën “kërdi” në sondazhet për t’u bërë president i Barcelonës!

Në muajin mars do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për president të klubit të Barcelonës.

Pas dorëheqjes së Josep Bartomeu, tashmë disa kandidat synojnë që të marrin udhëheqësinë e klubit katalunas, transmeton Indeksonline.

Por, fituesi duket se tashmë dihet. Joan Laporta po prin bindshëm në sondazhe.

Sipas gazetarit, Adrian Sanchez, Joan Laporta udhëheq në sondazhe me 54 përqind dhe pritet të fitoj garën./Indeksonline/