09:33 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Harrojeni dietat, këto janë zakonet që do iu ndihmojnë të humbni peshë

Për të humbur peshën e padëshiruar nuk është e thënë se gjithsesi duhet të mbani një dietë.

Humbja e peshës dhe mbajtja e saj në të vërtetë është e lidhur me zhvillimin e zakoneve të shëndetshme, transmeton Indeksonline.

Këto janë disa nga zakonet më të shëndetshme sipas ekspertëve.

Vendosni qëllime reale

Gabimi më i zakonshëm tek njerëzit është se vendosin qëllime që nuk mund t’i arrijnë. Për të arritur rezultatet që dëshironi duhet të keni qëllime të arritshme.

Mos qëndroni të uritur

Uria është armiku më i madh i humbjes së peshës. Nuk duhet të qëndroni asnjëherë i uritur. Duhet të hani ushqime që përmbajnë fibra dhe proteina.

Hani proteina gjatë gjithë ditës

Proteina ndihmon të përmirësoni metabolizmin tuaj duke ndihmuar në mbajtjen e masës së muskujve. Në çdo vakt duhet të keni ushqime me proteina./Indeksonline/