20:33 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Harrojeni golin e Floccarit, shikojeni se çfarë ‘perle’ ka shënuar mesfushori kosovar

Mbrëmë futbollisti 38 vjeçar i Spalit, Floccari shënoj një super gol kundër Milanit që bëri shumë bujë.

Por, harrojeni atë gol sepse një më të bukur e ka shënuar kosovari, Eroll Zejnullahu për ekipin e ligës së tretë të Gjermanisë, Carl Zeiss Jena, transmeton Indeksonline.

Fillimisht në minutën e 21-të Zejnullahu humbi një penalti, por këtë gabim e përmirësoi një gol të bukur në minutën e 61-të. Por, fatkeqësisht ekipi i kosovarit nuk arriti të marr tre pikët pasi ndeshja mbaroj 2:2./Indeksonline/